Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë komunë në Mal të Zi voton për “çnjohjen” e Kosovës

Një komunë në Mal të Zi voton për “çnjohjen” e Kosovës

Asamblistët në Kuvendin Komunal të Zetës, komunë në Mal të Zi, kanë miratuar deklaratën për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës në territorin e Zetës, njofton reporteri i RTCG-së.

Për deklaratën kanë votuar asamblistët e DNP-së, të Novës, Marko Vukçeviq nga Demokratët, si dhe këshilltarët e pavarur Nikola Rajoviq, Svetozar Uliçeviq dhe Lidija Paniq, raporton Vijesti.

Asamblistët e DPS-së nuk kanë marrë pjesë në seancë, ndërsa para votimit sallën e kanë lëshuar këshilltarët e Demokratëve, Aleksandra Petriçeviq dhe Luka Krstoviq.

Propozuesi i vendimit, Nebojsha Nikçeviq, ka thënë se iniciativa ishte nënshkruar nga 18 këshilltarë.

Ai ka theksuar se Kuvendi Komunal i Zetës konstaton se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë injoruar ‘’qëndrimin shumicë të qytetarëve të Malit të Zi se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.’’.

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP) dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Milan Knezheviq, ka njoftuar se Komuna e Zetës e ka anuluar vendimin për njohjen e Kosovës.

“Hyrja në përjetësi fillon me një hap të vogël, ndërsa përfundon me marshin e përjetësisë”, ka shkruar Knezheviqi në një postim në rrjetin X.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT