Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë grua në Malishevë dhe dy vajza të mitura në Prishtinë zhduken

Një grua në Malishevë dhe dy vajza të mitura në Prishtinë zhduken

Tre persona janë raportuar të zhdukur të mërkurën në dy qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prishtinë një grua ka njoftuar policinë se dy vajza të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Policia ka nisur hetimet për rastin, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, një rast tjetër i zhdukjes është raportuar në Malishevë.

Një ankues kosovar ka njoftuar policinë se një anëtare femër e familjes së tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Edhe ky rast është duke u hetuar nga Policia./Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT