Një video e frikshme nga Brazili ka shfaqur momentin kur një grua bie në një pusetë pasi kapaku metalik u hap papritur gjatë ecjes në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Rio de Janeiro, ku 32-vjeçarja Fabiana Rosa shihet duke ecur dhe duke parë telefonin, menjëherë pasi kishte zbritur nga një moto-taksi. Ajo shkel mbi një kapak pusetë, i cili papritur ngrihet dhe e dërgon atë drejt e në sistemin e kanalizimit.
Sipas pamjeve të sigurisë, gruaja ka pësuar lëndime në trup pasi është goditur edhe nga vetë kapaku gjatë rënies.
Autoritetet lokale dyshojnë se kapaku i pusetës ishte lëvizur gjatë natës nga dy persona që tentonin të vidhnin metal, të cilët më pas nuk e kanë vendosur siç duhet. Pamje të sigurisë rreth orës 02:00 të mëngjesit thuhet se tregojnë dy burra duke e hequr dhe më pas duke tentuar ta rikthejnë kapakun pa e siguruar.
Ngjarja ka sjellë reagime pasi është lidhur edhe me një incident të ngjashëm në SHBA, ku 56-vjeçarja Donike Gocaj nga Westchester humbi jetën pasi ra në një pusetë në Midtown Manhattan.
Ajo thuhet se kishte bërtitur se po vdiste pasi kishte rënë në një gropë rreth 10 metra të thellë, jashtë dyqanit Cartier në Fifth Avenue.
Sipas të dhënave publike, ankesat për pusetat e hapura në New York janë pothuajse dyfishuar këtë vit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


