Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeNis aksionin për largimin e ekraneve pa leje në Prishtinë

Nis aksionin për largimin e ekraneve pa leje në Prishtinë

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar se Komuna e Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e ekraneve dhe billboardëve të vendosur pa leje në hapësirat publike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama bëri të ditur se ekipet komunale tashmë kanë dalë në terren dhe kanë filluar heqjen e strukturave të paligjshme, duke publikuar edhe pamje nga aksioni.

Ky veprim synon rregullimin e hapësirave publike dhe vendosjen e rendit në përdorimin e reklamave në qytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT