Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeNgërçi politik: A mund të qartësojë rrugën Kushtetuesja? (VIDEO)

Ngërçi politik: A mund të qartësojë rrugën Kushtetuesja? (VIDEO)

Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit tashmë ka kaluar, ndërsa ende nuk dihet qartë se çfarë ndodh më pas. Kjo dilemë mund të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese përmes lëndës së dërguar vitin e kaluar nga ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila më pas e tërhoqi.

Sipas Vullnet Bugaqkut nga KDI, Rregullorja e punës i mundëson Gjykatës Kushtetuese të trajtojë një lëndë edhe pas tërheqjes së palës, nëse ajo tashmë ka hyrë në shqyrtim.

Megjithatë, Bugaqku vlerëson se kërkesa e Osmanit ka më shumë gjasa të refuzohet, pasi kishte të bënte me pyetje hipotetike.

Klan Kosova ka kërkuar sqarime nga Kushtetuesja që nga 15 qershori, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndiqni kronikën për detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT