Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeNga Krishti e Madonna te hajdutët – vidhen katër kryevepra të Rilindjes...

Nga Krishti e Madonna te hajdutët – vidhen katër kryevepra të Rilindjes në Sicili

Katër vepra të Rilindjes, të gjitha të atribuuara piktorit të njohur italian Antonello da Messina, janë vjedhur nga Muzeu Rajonal i Mesinës në Sicili.

Vjedhja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, më 15 gusht, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si grabitësit arritën të anashkalonin sistemet e sigurisë së muzeut.

Mes veprave të vjedhura janë tri nga pesë panelet e mbijetuara të “Poliptikut të San Gregorios”, vepër e vitit 1473 e Antonello da Messina. Poliptiku konsiderohet ndër veprat më të rëndësishme të pikturës italiane të shekullit XV.

Në mesin e veprave të grabitura është edhe një panel i vogël dypalësh, në njërën anë i të cilit paraqitet “Madona me Fëmijën” dhe një françeskan në lutje, ndërsa në anën tjetër “Krishti në Pietà”. Vepra, e datuar rreth viteve 1465–1470, është blerë nga Rajoni i Sicilisë në një ankand të Christie’s në vitin 2003.

Sipas raportimeve, kjo vepër është nxjerrë drejtpërdrejt nga një vitrinë e blinduar. Autoritetet po hetojnë nëse grabitja mund të jetë kryer me porosi, duke marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të veprave.

Drejtoresha e muzeut, Marisa Mercurio, ka thënë se vjedhja besohet të ketë ndodhur rreth orës 21:50. Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një humbje të madhe për muzeun, qytetin e Mesinës dhe botën e artit.

Vjedhja ndodhi gjatë festës italiane të Ferragostos dhe vjen në një periudhë kur Italia është përballur me disa raste të bujshme të grabitjes së veprave të artit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT