Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeNë cilat pjesë të Prizrenit pritet të rregullohet ndriçimi publik? (VIDEO)

Në cilat pjesë të Prizrenit pritet të rregullohet ndriçimi publik? (VIDEO)

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Islam Ukimeri, ka treguar se në cilat zona pritet të vazhdojë puna për ndriçimin publik.

Ai than në emisionin “Fol me Arin”, se fillimisht janë përfshirë rrugët kryesore, hyrjet e qytetit dhe unaza, ndërsa aktualisht po punohet në rrugët e lagjeve.

“Jemi duke vepruar në të gjitha lagjet. Besojmë që shumë shpejt do të përfundojë ndriçimi në të gjitha lagjet e Prizrenit, pastaj do të vazhdohet edhe në fshatrat e komunës”, tha Ukimeri.

Sa i përket lagjes Arbana, ai tha se puna pritet të vazhdojë pas furnizimit me poçe elektrike, pasi operatori aktualisht është në pritje të furnizimit.

Ndiqni intervistën e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT