Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeNdryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas...

Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

Eman Rrahmani ka ngritur çështje lidhur me konceptin e familjes gjatë një seance në Kuvendin e Kosova, duke i drejtuar pyetje kryeministrit Albin Kurti.

Nga foltorja, Rrahmani kërkoi sqarime se si e sheh Qeveria përkufizimin e familjes, duke përfshirë edhe rastet e ndryshimit të gjinisë, martesat e të njëjtës gjini dhe format e tjera të krijimit të familjes.

Ai gjithashtu pyeti nëse ekzekutivi do të angazhohet për avancimin e të drejtave të personave me orientime të ndryshme seksuale, duke iu referuar deklarimeve të mëhershme për këtë çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj? appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT