Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka përmendur Kinën si një ndër problemet globale të agjendës së liderëve.
Siç tha ai, jo vetëm për fuqinë botërore ose diktaturës së kombinuar që e ka, por siç theksoi tek DPT te Fidani, edhe për disa faktorë të tjerë, transmeton klankosova.tv.
”Kina ka pasur interesim të përhapë influencën e vet edhe në Evropë, dhe në Ballkan sikurse e ka bërë në Afrikë, dhe sistemi i mënyrës së si Kina tenton ta shtrijë ndikimin e vet, është shumë i ndryshëm prej asaj që e ka bërë Rusia ose Federata Ruse”.
”Ndërkaq Kina, ka pasë dhe vazhdon të ketë sistem promovues për ato që njihen si vlera kineze nëpër botë; sistem të marrjes me të mirë, joshjes së shteteve edhe përmes mediave”.
”Mbi të gjitha, në Azi, Kina ka shti shtetet në borxhe, pastaj u ka marrë prona shtetërore, një prej rasteve më të njohura në botë është rasti i Bangladeshit, ku ia ka marrë aeroportin kryesor shtetëror pikërisht për shkak të kredisë që ia ka dhënë fillimisht të cilën ka qenë e sigurt që nuk mundet t’ia kthejë”.
”Para pak vitesh Mali i Zi ka pasë situatë jashtëzakonisht serioze me Kinën, sepse ka rreziku të humbë një pjesë të aseteve të veta, dhe ato të shtetëzohen prej Kinës, e atëherë ka ndërhy edhe NATO edhe Perëndimi, që t’i ndihmojnë Malit të Zi të largohet nga Kina”.
”Kina e ka hapë edhe tregun e lirë për të ndiku edhe ekonomikisht”.
The post Ndikimi i Kinës në Ballkan, Ramadani: Fut shtete në borxhe, Mali i Zi pati situatë serioze-rrezikoi të humbte asete appeared first on Klan Kosova.


