Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se komisionet vlerësuese kanë nisur punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, që përfshijnë mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.
Sipas tij, puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, konkretisht të hënën.
Ndërkaq, komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të merren konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë për studentët që kanë aplikuar.
Murati ka bërë të ditur se edhe për këtë masë qytetarët do të njoftohen me kohë, sapo listat të jenë gati për ekzekutimin e pagesave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


