Një foshnje vetëm 18 ditëshe është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në rajonin La Guaira, pas tërmeteve të fuqishme që goditën veriun e vendit dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Sipas ekipeve të shpëtimit, foshnja u gjet nën rrënoja dhe u nxor e gjallë, ndërsa rreth 90 minuta më vonë u arrit të shpëtohej edhe nëna e saj, në një operacion të vështirë kërkim-shpëtimi.
Venezuela është goditur nga tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilat kanë shkaktuar shembje ndërtesash dhe dëmtime të shumta në infrastrukturë në disa zona të veriut të vendit.
Autoritetet lokale, së bashku me ekipet ndërkombëtare të ndihmës, po vazhdojnë operacionet në terren, duke kërkuar të mbijetuar të tjerë nën rrënoja. Situata mbetet kritike, ndërsa prioritet mbetet shpëtimi i jetëve dhe ofrimi i ndihmës emergjente për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.
An 18-day-old baby was rescued in La Guaira, Venezuela after she was trapped underneath rubble from the earthquakes. Rescue teams then saved her mother around 90 minutes later.
Northern Venezuela has been devastated by the 7.2 and 7.5 magnitude earthquakes that struck the region… pic.twitter.com/znrotFoSY1
— Channel 4 News (@Channel4News) June 27, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


