Wednesday, July 8, 2026
spot_img
HomeLajmeMourinho kërkon përforcim në mesfushë, objektivi është ylli i Napolit

Mourinho kërkon përforcim në mesfushë, objektivi është ylli i Napolit

Trajneri Jose Mourinho po e monitoron nga afër mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, si një objektiv të mundshëm për afatin kalimtar të verës, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Mourinho e njeh mirë futbollistin skocez nga periudha kur të dy punuan së bashku te Manchester United dhe raportohet se ka kërkuar informacione mbi mundësinë e transferimit të tij te Real Madridi.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë nuk duket e lehtë për klubin madrilen. Prioriteti i McTominayt është të vazhdojë karrierën te Napoli, ku klubi italian po përgatit një kontratë të re deri në vitin 2030, me një rritje të konsiderueshme të pagës.

Mesfushori skocez ka refuzuar gjithashtu oferta të mëdha financiare nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, Real Madridi po kalon një periudhë aktive në tregun e transferimeve, pasi klubi ka nisur procesin e rindërtimit të skuadrës pas një sezoni nën pritshmëri, me fokus te përforcimi i mbrojtjes dhe mesfushës.

Sipas raportimeve të fundit, madrilenët kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë holandez Denzel Dumfries nga Interi, duke shtuar konkurrencën në repartin defensiv.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Mourinho dëshiron të afrojë një mesfushor qendror të nivelit të lartë, por çdo lëvizje e rëndësishme do të varet edhe nga largimet e mundshme nga skuadra.

Në këtë drejtim, Aurelien Tchouameni është përmendur vazhdimisht si një kandidat për t’u larguar nga “Los Blancos”, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për të ardhmen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT