Policia e Kosovës ka vazhduar aksionet e shtuara në trafik në komunën e Ferizajt, duke ndëshkuar drejtuesit që shkelin rregullat e komunikacionit rrugor.
Gjatë kontrolleve të realizuara në kuadër të planit operativ për motoçikleta dhe skuterë, policia ndaloi dy drejtues motoçikletash që po qarkullonin në kundërshtim me ligjin.
Njëri prej tyre, një 25-vjeçar, u konstatua se nuk posedonte kategorinë përkatëse për drejtimin e motoçikletës, për çka u gjobit me 500 euro, iu shqiptuan tri pikë negative dhe iu pezullua patentë-shoferi për tre muaj.
Përveç kësaj, ai u ndëshkua edhe me 200 euro të tjera, pasi motoçikleta që drejtonte ishte e paregjistruar dhe pa targa.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet ndaj motoçiklistëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


