Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke prezantuar të arriturat e tij në mbikëqyrjen e punës së Policisë së Kosovës dhe garantimin e zbatimit të ligjit në terren.
Në ceremoninë e organizuar, u theksua angazhimi për forcimin e kapaciteteve të këtij organi, ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe kryeministri në detyrë premtuan mbështetje për lehtësimin e punës së tij në të ardhmen.
Në fund të aktivitetit u ndanë mirënjohje për bashkëpunëtorët institucionalë, ndërsa ceremonia u përmbyll me një performancë nga Ansambli “Shota”.


