Një aksident trafiku me lëndime është raportuar në Mitrovicën e Veriut dje, rreth orës 14:15.
Sipas raportit të policisë, shoferi i një veture, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u rrokullisur.
Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore, por pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt./Klankosova.tv.
The post Mitrovicë e Veriut: Vetura del nga rruga dhe rrokulliset, lëndohet shoferi appeared first on Klan Kosova.


