Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeMilan shkarkon trajnerin Fonseca, ja kush e zëvendëson

Milan shkarkon trajnerin Fonseca, ja kush e zëvendëson

Milani ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseca pas barazimit 1-1 me Romën. Gjetja e trajnerit të ri nuk ka vonuar, pasi do të jetë Sergio Conceicao ai që do marrë drejtimin e kuqezinjve.

Në Itali kjo do të jetë eksperienca e parë si trajner për Conceicaon, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lazios, Interit dhe Parmës.

Kontrata e Fonseca ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja erdhi pas rezultateve jo të mira në kampionat, ku Milan renditet në vendin e 8, shkruan A2CNN.24 ndeshje qëndroi në krye të kuqezinjve Fonseca, duke fituar 12 ndeshje, barazuar 6 dhe humbur po 6.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT