Ãshtë mbyllur votimi për primaret në Partinë Demokratike. Procesi i votimit ka përfunduar pa incidente në të gjitha qarqet e Shqipërisë, në disa zona ka nisur edhe numërimi i votave ndërsa në Tiranë numërimi pritet të nisë në orën 21:00.
Përmes procesit të primareve, Partia Demokratike do të formësojë një pjesë të konsiderueshme të listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Drjetues demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD-së në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare.
Sipas informacioneve të deritanishme pjesëmarrja në votime ka qenë si më poshtë:
Vlorë nga 2300 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar 867 anëtarë;
Selenicë nga 500 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 268;
Himarë nga 470 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar 197;
Në rang rethi, nga 3270 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 1330.
Në Sarandë morën pjesë 699 votues nga 1300 të listës. Pas rreth 1 orë pritje të kutive nga qendrat Delvinë, Finiq dhe Konispol do të nisë numërimi këtu në Sarandë.
Finiq: 130 votues;
Delvinë: 250 votues;
Konispol: 176 votues.
Në qarkun e Korçës ajo çfarë bën përshtypje në këtë proces votimi ndryshe nga proceset e mëparshme është përqindja e lartë e votuesve nga 8754 anëtarë kanë marrë mbi 5100 anëtare me të drejtë vote.
Numri i lartë i pjesëmarrësve në votime sipas drejtuesit të Qarkut Ivi Kaso ka ardhur edhe për shkak të numrit të lartë të kandidatëve.
Procesi i Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Qarkut Fier u mbyll 1 orë e 20 minuta pas orarit zyrtar. Drejtuesi politik i Qarkut Gazmend Bardhi në mbyllje vlerësoi procesin të rregullt, pa asnjë incident dhe njëherazi ka falënderuar kandidatët në garë dhe anëtarët e komisionit.
Në Durrës, procesi i votimit për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike u mbyll pas një ore shtyrje për shkak të fluksit të votuesve. Sipas të dhënave zyrtare, nga 3,500 anëtarë të PD-së me të drejtë vote, kanë votuar 2,753 persona.
Shkodër: 1785 votues;
Malësia e Madhe: 791 votues;
Vau Dejës: 701 votues;
Puke: 586 votues;
Fushë Arrëz: 588 votues.
Në Sarandë kanë votuar 699 votues
Delvinë: 250 votues
Konispol: 176 votues
Finiq: 130 votues
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


