Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeShowbizMburrja e Kurtit, i lodha e rraskapita të tjerët (VIDEO)

Mburrja e Kurtit, i lodha e rraskapita të tjerët (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti sot e pati një tubim në Dragash, ai nuk është se foli për temën e tij të preferuar nga më herët për bashkimin kombëtar, por, zgjodhi që kësaj zone të sharrit t’ia premtojë një institucion shëndetësor, një poliklinikë specialistike nga fushat e ndryshme.

Nga vendasit dhe mërgata e Sharrit, Kurti kërkoi edhe përkrahjen për mjekun Jetmir Ajdini që vjen po nga kjo anë, e i cili synon karrigen e deputetit në kuadër të listës së LVV, Guxo dhe Alternativa. Lobimin për të e bëri duke ia përmendur profesionin.

Si me rrotulla, Kurti foli edhe për kundërshtarët e partive tjera, të cilët i thumboi duke treguar një ndodhi që tha se i bëri vaki me një qytetar.

Edhe këtu në Dragash, ku pos shqiptarëve jeton edhe një numër i caktuar i serbëve, kandidati për kryeministër i LVV-së foli për mbylljen e strukturave paralele të Beogradit në këtë komunë dhe në veri të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT