Wednesday, July 22, 2026
spot_img
HomeLajmeMbi 40 orë pa rrymë në Zhazhë të Zveçanit, familjet me të...

Mbi 40 orë pa rrymë në Zhazhë të Zveçanit, familjet me të sëmurë në vështirësi të mëdha

Banorët e fshatit Zhazhë në komunën e Zveçanit kanë mbetur pa rrymë për më shumë se 40 orë, duke u përballur me vështirësi të mëdha, veçanërisht familjet që kanë persona me probleme shëndetësore.

Një banor i fshatit për Klankosova.tv ka bërë të ditur se familjari tij i nënshtrohet dializës dhe është i varuar vazhdimisht nga aparaturat e oksigjenit.

Kam familjar me rast me dializë, aparati oksigjenit i duhet non stop. Po mundohemi me gjenerator me funksionu pasi që mungesa e energjisë elektrike është që 40 orë e më shumë”, ka thënë banori për Klankosova.tv

Sipas tij, ata po detyrohen të përdorin gjeneratorë për të mbajtur në funksion pajisjet jetike.

Ai thekson se, banorët kanë paraqitur disa herë kërkesa dhe peticione të nënshkruara për aktivizimin e një trafostacioni që, sipas tyre, ndodhet në fshat, por ende nuk është funksional, po ashtu, pretendojnë se edhe kablloja elektrike është e vendosur, por nuk është aktivizuar.

Sipas banorit, nga KEDS-i janë informuar se përgjegjësia për këtë çështje i takon Elektroserverit, ndërsa banorët shprehen se, pavarësisht mungesës së energjisë, vazhdojnë të faturohen për shërbimin.

Ata thonë se si pasojë e ndërprerjes së gjatë të energjisë elektrike kanë pësuar dëme materiale që, sipas vlerësimeve të tyre, tejkalojnë 2 mijë euro./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT