Njohja e Kosovës nga Kenia, e bërë publike dje, ka shkaktuar debate mbi mënyrën se si u arrit ky vendim.
Ish-presidenti Behgjet Pacolli ishte ai që kishte siguruar njohjen, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e prezantoi si sukses të vetin diplomatik.
Megjithatë, analistja Aferdita Maliqi thotë se ky nuk ishte një proces i udhëhequr nga institucionet shtetërore.
“Njohja erdhi nga një person privat, nga Behgjet Pacolli, dhe jo nga rrugët zyrtare ose diplomatike”, tha ajo në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:
The post Maliqi: Njohja nga Kenia erdhi nga një person privat, jo nga rrugët diplomatike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


