Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajme“Ma mirë mos hajde pa pare, se qaty të paloj” / Kush...

“Ma mirë mos hajde pa pare, se qaty të paloj” / Kush është Don Leko? (VIDEO)

Një çerek milioni euro i dha për një pronë për të cilën thotë se mori kërcënime me jetë.

32-vjeçari nga Gjilani, zotohet se nënshkroi kontrata e pagoi qindra mijëra euro për pronën në fjalë, e cila sipas tij iu shndërrua në shantazh e hall të madh tash e 4 vjet, raporton Kiks Kosova.

Historia nisi në vitin 2021 kur Jeton Maksuti nga Livoçi i Gjilani lidhi një marrëveshje për blerjen e 70 ari tokë, nga Selver Lecaj i njohur si Don Leko, në shumë prej 250 mijë eurosh, të cilat ky thotë se i pagoi në periudha ta caktuara.

Pagesat i bëri me kesh, e për tokën dha edhe dy vetura, duke kompletuar sipas tij shumën prej 250 mijë euro që i zotohej Don Lekos.

Për këtë Jetoni thotë se kishte dëshmitar nipin e vet, Bekim Buzukun, dhe kjo shihet edhe në dokumentet që i janë prezantuar Kiks Kosovës, që si ndërmjetësues i këtij pazari joformal është edhe nënshkrimi i Bekimit.

Por bazuar në rrëfimin e 32 vjeçarit, të gjitha këto fakte tash po i mohojnë si nipi e ashtu edhe Don Leko.

Kjo pasi ata, sipas tij, e mashtruan dhe e tradhtuan atë, pasi prona që iu tha se e bleu, në fakt nuk qe kurrë në emër të Selver Lecajt.

Se çka ndodh më tej, mësojeni në kronikën në vijim:

The post “Ma mirë mos hajde pa pare, se qaty të paloj” / Kush është Don Leko? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT