Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmeLushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje

Lushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se përballë, siç i quan ai, “dhunuesve të Kushtetutës” nuk duhet të ketë heshtje.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri.

“Sot dhe përgjithmonë, në krye të detyrës. Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje. Duhet të ketë përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri”, ka shkruar Lushtaku, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka falënderuar qytetarët për mesazhet dhe mbështetjen, ndërsa me tone ironike është shprehur edhe për kritikët e tij.

“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ndërsa lulegjelat i përshëndes ashtu siç e meritojnë”, ka përfunduar ai.

Reagimi i Lushtakut vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të fundit politike në Kuvend.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT