Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeLuftime të ashpra në Siri, shkon në mbi 1300 numri i të...

Luftime të ashpra në Siri, shkon në mbi 1300 numri i të vrarëveSinjali

Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, është zotuar se do të mbajë përgjegjës këdo që është i përfshirë në vrasjen e civilëve disa ditë pasi forcat siriane të sigurisë dyshohen se vranë qindra civilë nga pakica fetare alevite.

Një monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se 830 civilë janë vrarë në “masakrat” që synonin këtë komunitet në bregun perëndimor vetëm gjatë së premtes dhe të shtunës, raportoi BBC-ja.

Teksa që nga e enjtja kur edhe kanë filluar luftimet, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 1,311.

Nga këto luftime, raportohet se janë vrarë gjithashtu 231 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 250 të tjerë pro-Asad.

Alevitët, sekti i të cilëve është një degë e Islamit Shiit, përbëjnë rreth 10% të popullsisë së Sirisë, e cila është shumica myslimane sunitë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT