Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeLufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë kur ta ndiej në kockat...

Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë kur ta ndiej në kockat e mia

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do ta dijë kur lufta me Iran të përfundojë “kur ta ndiejë”.

I pyetur gjatë një interviste të transmetuar në emisionin The Brian Kilmeade Show në Fox Radio se kur do ta dijë se lufta ka mbaruar, Trump u përgjigj: “Kur ta ndiej, në rregull, ta ndiej në kockat e mia”.

Pak momente më herët gjatë intervistës, presidenti sugjeroi se konflikti mund të mos zgjasë edhe shumë.

“Nuk mendoj se do të vonojë shumë”, tha Trump.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë vazhduar operacionet ushtarake kundër Iranit pas fillimit të sulmeve më 28 shkurt.

Që nga nisja e kësaj fushate ushtarake, Trump ka dhënë sinjale të ndryshme lidhur me kohëzgjatjen e konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT