Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se mosfunksionimi i institucioneve qendrore po ndikon drejtpërdrejt edhe në punën e komunave në vend.
Në një prononcim për emisionin “Fol me Arin”, Lladrovci tha se vonesat në formimin dhe funksionimin e institucioneve po krijojnë vështirësi të shumta, përfshirë edhe çështjet buxhetore.
“Urojmë që institucionet qendrore të zgjidhen shpejt dhe të jenë funksionale, sepse Kosova është e ngulfatur nga problemet. Jo vetëm komunat, por edhe qeveria ka probleme me buxhet për shkak të mosfunksionimit të parlamentit, qeverisë dhe institucioneve”, ka deklaruar Lladrovci në Klan Kosova.


