Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në thelb po i bëhet Kosovës.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Haradinaj ka thënë se sipas tij ekziston vetëm një e vërtetë, ajo e pafajësisë së katërshes së UÇK-së.
“Absolute të dyshojë te jem më skeptik në këtë kuptim, sepse burimi i kësaj gjykate ka qenë i pari i drejtuar politikisht dhe armiqësor ndaj Kosovës. Këtë e kemi të gjithë të qartë. Mirëpo faktet janë në anën, fatmirësisht në anën e Kosovës, sepse këtu mos harroni ky gjykim i bëhet Kosovës. Ata janë individë, siç e tha, i kanë zgjedhur katër duke menduar t’i përfaqësojnë më mirë dhe në këtë kuptim unë mendoj që faktet janë aq të dukshme”, tha ai.
Hardinaj njëherësh tha se, sipas tij, tendenca ndaj Kosovës është reflektuar si në Prokurori ashtu edhe në mënyrën e ndërtimit të procesit gjyqësor.
“Tendenca kundër Kosovës e Prokurorisë, po edhe dëshmive, po edhe vetë ngritjes së kësaj, por edhe politikës për barazim ka qenë kundër Kosovës. Mirëpo koha ka qenë e padrejtë dhe e gjatë, por megjithatë kjo kohë prapë ka bërë që opinioni të shohë të vërtetën dhe e vërteta ka vetëm një, ka pafajësi. Ajo pse unë e mendoj dhe jam optimist që duhet të dalin dhe ata do të vijnë është sepse janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë, përveç faktit me gjetjen e odave të Britanisë. Vetë fakti që tha avokati, mosguximi i ballafaqimit, mosguximi i daljes së këtyre, kjo është një dorëzim. E dyta, mos harroni se kanë dëshmuar njerëz më kompetentë”, potencoi Haradinaj./Klankosova.tv
Ndiqni deklarimin e plotë:


