Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeKy do të jetë moti për ditën e nesërme

Ky do të jetë moti për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites mund të ketë reshje të izoluara në disa zona.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të zbresin në 24 deri në 27 gradë Celsius.

“E enjte pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites mund të ketë reshje të izoluara në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë 14–18°C, ndërsa maksimalet do të zbresin dukshëm në 24–27°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky do të jetë moti për ditën e nesërme appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT