Legjislatura e dhjetë e Kuvendit dështoi të zgjedhë presidentin e ri të vendit në afatin kushtetues, teksa rrjedhimisht qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive zgjedhore brenda 45 ditëve.
Në seancat e së martës morën pjesë vetëm deputetët e partisë në pushtet, duke pamundësuar kuorumin për votimin e presidentit të ri të Kosovës.
Seanca që nisi të hënën me propozimin e kandidateve për presidente nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha nuk gjeti përkrahje nga opozita duke dëshmuar mungesën e konsensusit politik.
Në raundin e parë të këtij votimi, Rushiti mori 63 vota teksa mbeti larg kuorumit të nevojshëm prej 80 votave apo 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Dështon zgjedhja e presidentit – Kosova në zgjedhje të parakohshme
Ditën e martë, partitë parlamentare akuzuan njëra-tjetrën për mungesë konsensusi politik, teksa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mbajti dy konferenca për media duke akuzuar opozitën për bllokadë të procesit.
Kryeministri Albin Kurti thirr konferencë për media, arsyeja e paqartë (VIDEO)
Kurti dje kërkoi nga LDK të propozonte kandidat për president, teksa premtoi nënshkrimet e deputetëve nga partia e tij për zyrtarizimin e kandidaturës së këtij subjekti politik. Megjithatë, pavarësisht nënshkrimeve përkrahjen për votimin e këtij kandidati Kurti nuk e garantoi.
Tutje, ai tha se nuk do e kishte problem edhe nëse emri i kandidates për presidente nga radhët e LDK-së do të jetë, Vjosa Osmani.
“Ne fare nuk e kemi problem kë e sjell LDK-ja si kandidat. Asnjë problem nuk kemi ne me asnjë kandidat që na sjell LDK-ja, vetëm le të na sjellin 15 nënshkrimet. Në kuti votimi është i fshehtë. Nuk jam unë kurrfarë personi që shkikon edhe brenda kutive. Unë nuk e kam ditur mbrëmë sa vota do t’i ketë mbrëmë Feride Rushiti”, tha Kurti.
Kurti s’ia përmend emrin Osmanit, por thotë se e pranon çdo kandidat të LDK-së
Në anën tjetër, opozita akuzoi Kurtin që kundërkandidati për Rushitin do të ishte vetëm sa për formimin e kuorumit dhe nuk do kishte përkrahje të kandidaturave të tyre.
Deputetët e LDK-së ia zbulojnë “hilen” Kurtit: Po e do LDK-në për kuorum
Pavarësisht tentimeve, në orën 23:00 me fillimin e punimeve të seancës së fundit të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, munguan deputetët e opozitës duke pamundësuar fillimin e procesit të votimit për president.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu njëherit u.d. e detyrës së presidentes përmbylli punimet e Kuvendit duke njoftuar që vendi do të shkojë në zgjedhje brenda afatit kushtetues.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e treta parlamentare brenda dy viteve të fundit./KlanKosova.tv.


