Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajme“Kushti” për bisedime me LVV-në, gazi amerikan – thotë Gjini

“Kushti” për bisedime me LVV-në, gazi amerikan – thotë Gjini

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij mbështet çdo marrëveshje politike që mund të çojë në tejkalimin e krizës institucionale në vend, por ka shprehur dyshime se një marrëveshje e tillë do të arrihet.

Gjini tha se në një sistem normal politik nuk do të duhej të ishte çështje se kush zgjidhet i pari, presidenti apo qeveria, duke theksuar se rëndësi ka funksionaliteti i institucioneve.

Në ndërkohë, ai theksoi se Aleanca nuk synon të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe se qëndrimi i saj do të mbetet i njëjtë edhe nëse ftohet për bisedime.

 “Nuk kanë nevojë me na thirrë, për shkak se nuk kanë pse, sepse ne nuk po duam të jemi pjesë e Qeverisë së Kosovës. Na thirren apo jo, përgjigja ka me qenë e njëjtë, edhe nëse kanë me pasë dëshirë me na ftu, këto që i thash sot kanë me i marrë, asgjë tjetër. Do t’i them ‘prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSh-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryeje infrastrukturën e nisur’”, deklaroi ai, raporton Klankosova.tv.

Kryetari i Aleancës tha se partia e tij synon zhbllokimin e situatës politike, por jo përmes një marrëveshjeje që i shërben vetëm ndarjes së posteve.

“Unë jam duke e vendosur pozitën e Aleancës të tillë që nuk po duam të bllokojmë, por po duam të zhbllokojmë, por nuk po duam të zhbllokojmë vetëm pse dikujt iu ka tekë me i pasë krejt postet politike, e dikush tjetër po e kërkon një tjetër, dikush një tjetër. Duhet të zhbllokohet Kosova. Normalisht që është tepër me rëndësi edhe se kush janë kandidatët, se mund të ketë në Kosovë ndonjë kandidat që ne besojmë që nuk mund ta kryej detyrën e presidentit, natyrisht që një gjë e tillë rezervohet, mirëpo nuk nisemi prej këtij parimi”, u shpreh Gjini.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT