Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët nëse do të marrë pjesë në protestat e paralajmëruara në mbështetje të UÇK-së.
Kurti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, teksa ishte duke shkuar në akademinë përkujtimore për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Sot është trevjetori i Afrim Bunjakut, t’i lëmë temat tjera për momente tjera”, u përgjigj Kurti.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


