Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Ky takim vjen pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës me atë të Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq, mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë i përmbylli sot punimet e saja.
Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, me të cilën kishte përpiluar një deklaratë të përbashkët të mbledhjes së sotme.
Kjo deklaratë u hodh në votim nga Konjufca dhe Spiropali dhe u votua nga deputetët e të dyja kuvendeve që ishin të pranishëm sot.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


