Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeLajme“Kurti për pesë orë e tradhton LDK-në”-Maliqi: LDK s’duhet të hyjë në...

“Kurti për pesë orë e tradhton LDK-në”-Maliqi: LDK s’duhet të hyjë në bashkëqeverisje me LVV-në (VIDEO)

Opinionistja Afërdita Maliqi ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se LDK-ja nuk duhet të hyjë më në bashkëqeverisje me ta.

Sipas Maliqit, partitë opozitare duhet ta kenë kuptuar tashmë strategjinë e Kurtit

Maliqi tha se dyshon se Kurti mund të ketë qëllime të tjera ndaj Abdixhikut dhe LDK-së në përgjithësi.

“Kemi të bëjmë me një lojë të Kurtit dhe me një problematikë, në zgjedhje me thënë që “unë i ofrova të gjitha mundësitë, tash nuk kam çfarë të bëj”. Komplet fajin e la te partitë opozitare. E pamë se si doli LDK-së. Të gjithë e dimë që Kurti në atë kohë i kishte bërë ftesë Lumirit”.

“Tash kur LDK ka rënë në 15 deputetë, edhe pse nuk e nominoi Vjosa Osmanit, deputetët e Guxo asnjë nuk lëvizi, sepse po i shikojnë interesat e veta politike, dhe këtu dyshoj që ka qëllim të mirë Kurti ndaj Abdixhikut ose ndaj LDK-së”, tha Maliqi

Ndiqeni videon për më shumë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT