Sunday, May 31, 2026
spot_img
HomeLajme“Kupola termike” përvëlon Europën, valë ekstreme të të nxehtit thyen rekorde dhe...

“Kupola termike” përvëlon Europën, valë ekstreme të të nxehtit thyen rekorde dhe shkakton viktima

Europa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të të nxehtit, e cila ka thyer rekorde temperaturash dhe ka shkaktuar viktima në disa vende.

Sipas meteorologëve, shkaku kryesor i kësaj situate ekstreme është fenomeni i njohur si “kupola termike”, një zonë e madhe me presion të lartë atmosferik që qëndron mbi një rajon dhe “bllokon” ajrin e nxehtë, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Ky fenomen funksionon si një “kapak” që pengon qarkullimin e ajrit dhe formimin e reve, duke bërë që dielli të ngrohë tokën pa ndërprerje dhe temperaturat të rriten shumë mbi mesataren sezonale.

Në Britaninë e Madhe janë raportuar viktima dhe temperatura deri në 35.1°C, ndërsa në Francë situata është shpallur alarm portokalli në shumë rajone me temperatura deri në 39°C.

Edhe Spanja po përjeton temperatura që i afrohen 40°C, veçanërisht në jug dhe në zonat qendrore, ndërsa në Portugali është regjistruar një rekord historik prej 40.3°C për muajin maj.

Në Itali, disa qytete të mëdha janë vendosur në alarm të kuq për shkak të rrezikut të lartë për shëndetin publik, ndërsa autoritetet në të gjithë kontinentin po marrin masa emergjente për të përballuar situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT