Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, po shijon disa ditë pushimi, ndërsa së fundmi ka ndarë me ndjekësit një fotografi me nënën e saj nga një hotel luksoz.
Dyshja nënë e bijë duket se po kalojnë disa ditë së bashku jashtë vendit, ndërsa postimi i këngëtares ka tërhequr vëmendjen edhe për faktin se ajo mungoi në Marshin për Çlirimtarët, të mbajtur të shtunën në Prishtinë.
Leonora nuk ka dhënë ndonjë arsye publike për mungesën e saj në marsh, ndërsa pushimet jashtë vendit mund të jenë një prej arsyeve.
Këngëtarja ndër vite ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


