Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeKRU “Prishtina”: Rreth 27 mijë llapjanë përfitojnë nga projekti i ri i...

KRU “Prishtina”: Rreth 27 mijë llapjanë përfitojnë nga projekti i ri i ujësjellësit

KRU “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon angazhimin për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe zgjerimin e rrjetit në komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit në Facebook, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe investimin e vet ndërmarrjes, do të investohen mbi 2.2 milionë euro për të siguruar furnizim më të rregullt me ujë të pijshëm dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit në qytet dhe disa fshatra.

Ky projekt pritet të përfitojë rreth 27,500 banorë në Podujevë dhe në fshatrat Llapashticë, Katunishtë, Gllamnik, Dumosh, Sfeçël, Livadicë, Ballovc, Lladovc dhe Surkish.

“Investimi parasheh ndërtimin dhe zgjerimin e linjave të reja të ujësjellësit, përmirësimin e presionit në rrjet, zvogëlimin e humbjeve teknike dhe rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. KRU “Prishtina” mbetet e përkushtuar për të sjellë shërbime më cilësore dhe infrastrukturë më të avancuar për të gjithë konsumatorët”, thotë ndërmarrja./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT