Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeKRU “Gjakova” nënshkruan kontratë për shfrytëzimin afatgjatë të pronës komunale të Mamushës

KRU “Gjakova” nënshkruan kontratë për shfrytëzimin afatgjatë të pronës komunale të Mamushës

D. Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Visar Hasi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, me të cilin nënshkroi kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale.

Siç bëhet e ditur në njoftim të postuar në Facebook, marrëveshja parasheh që Komuna e Mamushës të japë në shfrytëzim për 99 vjet një sipërfaqe prej 226 m² për KRU “Gjakova”, me qëllim ndërtimin e stacionit të pompimit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujësjellësit.

“Ky bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet institucioneve do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët, duke siguruar një sistem të qëndrueshëm dhe efikas të furnizimit me ujë për të gjithë banorët e Komunës së Mamushës”, thuhet mes tjerash në njoftim të KRU “Gjakova”

The post KRU “Gjakova” nënshkruan kontratë për shfrytëzimin afatgjatë të pronës komunale të Mamushës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT