Monday, June 29, 2026
spot_img
HomeLajmeKritikut të Milorad Dodik i digjet makina para shtëpisë së tijSinjali

Kritikut të Milorad Dodik i digjet makina para shtëpisë së tijSinjali

Makina e deputetit të Republikës Srpska, Nebojsha Vukanoviq, mbrëmjen e së premtes është djegur nga zjarri para shtëpisë së tij në Trebinje.

Vukanoviqi përmes një postimi në Facebook ka paraqitur pamje nga kamerat e vëzhgimit.

Ndërkohë, deputeti njihet si kritiku më i ashpër i regjimit të Milorad Dodik, dhe konsideron aktin si hakmarrje për aktivitetet e tij politike.

Incidenti ndodhi pasi Nebojsha Vukanoviq u kthye në Trebinje nga Banja Luka, ku mori pjesë në një seancë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska.

Në këtë seancë, përfaqësuesit e opozitës dhe shumicës qeverisëse, të kontrolluar nga Dodik, u përplasën ashpër gjatë një debati mbi draftin e kushtetutës së re të entitetit.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT