“Ata luftuan shumë më gjatë sesa përgjatë viteve të luftës, duke u shndërruar kështu në emblemë të UÇK-së”.
Kështu e konsideroi familjen Jashari, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, teksa u përkul para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, raporton Klan Kosova.
Ndërkaq sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare.
Liderët shtetërorë, sikurse edhe shumë mysafirë të tjerë, i priti në odën e Jasharëve, vëllai i Ademit, Rifati.
Megjithatë, jo të gjithë ata që hynë brenda kësaj ode, për kryetarin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jasharin, e meritojnë të priten aty.
“Kjo qeveri, brenda ka njerëz kundër UÇK-së”, tha ai.
Më shumë detaje sjellë kronika e gazetares, Amantina Hasani!
The post Kritika e Jasharit: “Kjo qeveri, brenda ka njerëz anti-UÇK” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


