Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ: Vazhdon numërimi i votave në Istog, Rahovec, Pejë e Podujevë

KQZ: Vazhdon numërimi i votave në Istog, Rahovec, Pejë e Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se të premten  procesi ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit.

Gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë.

Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:

11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;

12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë., Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;

13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT