Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeShowbizKQZ tregon kur nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ tregon kur nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën nga ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.

Më 8 shkurt, votimi jashtë Kosovës u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20 mijë e 324 votues të regjistruan kanë votuar, 75.57% e tyre apo 15mij e 352 votues, shkruan RTK.

Procesit të numërimit pritet t’i nënshtrohen edhe pakot me fletëvotime të ardhura përmes postës, pas tyre edhe ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Vetëm pasi të përfundojë numërimi  të gjitha këtyre votave, KQZ-së i hapet rruga për të dalë me rezultatet përfundimtare.

Sipas planit që kishte bërë në verën e vitit të shkuar, me t’u shpallë data e zgjedhjeve, KQZ kishte lënë si datën më të largët 5 marsin që të bëjnë shpalljen e rezultateve përfundimtare e certifikimin e  tyre, që ndodhë pasi të përfundojnë ankesat eventuale në PZAP dhe Gjykatë Supreme, kanë planifikuar ta bëjnë deri më 18 mars.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT