Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeShowbizKQZ: Procesi i numërimit të votave përfundon në Junik, Mamushë dhe Zveçan

KQZ: Procesi i numërimit të votave përfundon në Junik, Mamushë dhe Zveçan

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i paraparë zgjedhor po zhvillohet pa pengesa në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në vend.

Sipas Elezit, deri në orën 16:00 të së martës, numërimi ka përfunduar në tri komuna – Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Hanin e Elezit procesi është mbyllur mbrëmjen e së hënës.


Në të njëjtën kohë, KQZ ka njoftuar se kanë nisur punën edhe tri Qendra të reja të Numërimit: në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Elezi ka sqaruar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tre procese paralele, që përfshijnë:

verifikimin e rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave,

verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale,

si dhe numërimin e votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 16:00 janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë komunash dhe 334 vendvotime për subjektet politike dhe kandidatët për Kuvendet Komunale.

Ndërkohë, në platformën zyrtare të KQZ-së kanë nisur të publikohen rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit, përfshirë:

rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për kryetarë komunash,

rezultatet e subjekteve politike,

si dhe votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.

KQZ ka theksuar se procesi po vazhdon sipas planit dhe rezultatet do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare të institucionit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT