Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ ka dyshime për ndërhyrje në rezultat, ia lë në dorë Policisë...

KQZ ka dyshime për ndërhyrje në rezultat, ia lë në dorë Policisë ( VIDEO)

Teksa çdo qytetar po shfletonte me entuziazëm faqen e KQZ-së natën e zgjedhjeve më 9 shkurt, për rezultatet fillestare, sistemi ra.

Kjo nxiti dyshime tek qytetarët se çka po ndodhte me votat e tyre.

Se a pati ndërhyrje direkte në uebfaqe e KQZ-së, derisa po publikoheshin rezultatet atë natë, ka treguar Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

5 ditë pas zgjedhjeve, Radoniqi, e ka pranuar se ka dyshime për rënien e sistemit më 9 shkurt dhe policia e prokuroria është duke hetuar këtë.

Radoniqi tha se numërimi i votave është duke vazhduar dhe ky proces mund ti marrë kohë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve deri në dy javë.

E nëse nëse plani A, përmes sistemit elektornik të numërimit nuk funksionin Radoniqi ka treguar se do kalojnë në planin B, që është numërimi i votave përmes formularëve.

Votat e diasporës akoma janë në process të vlerësimit sipas KQZ-së.

Disa zafe me fletvotime janë refuzuar për shkak të mos përmbushjes siç duhet. Siç është në mungesë të vulës, disa gjatë regjistrimit dhe për arsye të tjera.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT