Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mërgata të ketë 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Sipas vendimit, regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të bëhet nga 6 deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor.
Ndërkaq, votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet më 6 qershor nga ora 07:00 deri në 19:00, ndërsa brenda vendit periudha për korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 deri më 18 maj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


