Kosova renditet e para në botë për numrin e lojtarëve të nivelit të lartë në Counter-Strike në raport me numrin e banorëve.
Sipas statistikave të fundit të FACEIT, Kosova ka 228 lojtarë Level 10 për 100 mijë banorë, duke lënë pas Finlandën me 92 dhe Danimarkën me 90, transmeton Klankosova.tv.
Level 10 është niveli më i lartë i sistemit konkurrues të FACEIT, ndërsa lojtarët më të mirë mund të arrijnë edhe statusin Challenger.
Kjo renditje nxjerr në pah potencialin e madh të Kosovës në skenën e Counter-Strike, veçanërisht pas suksesit ndërkombëtar të ekipit kosovar Bad News Eagles në vitin 2022.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


