Sunday, June 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova në epërsi pas pjesës së parë, Fisnik Asllani shënon supergol ndaj...

Kosova në epërsi pas pjesës së parë, Fisnik Asllani shënon supergol ndaj Andorrës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Andorrës, me “Dardanët” që shkojnë në pushim me epërsi minimale 1:0.

Golin e vetëm të 45 minutave të para e realizoi Fisnik Asllani, i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 41-të të takimit.

Kosova dominoi në disa periudha të lojës, duke krijuar raste të tjera për shënim, ndërsa Andorra u përpoq të kundërpërgjigjet me kundërsulme të shpejta.

Pjesa e dytë pritet të sjellë vazhdim të ritmit dhe kërkesa nga Kosova për ta mbyllur ndeshjen me rezultat më të thellë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT