Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e ndodhur në bordin e një fluturimi të kompanisë flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit.
Përmes një reagimi në platformën X, Konjufca e ka cilësuar sulmin si të tmerrshëm, ndërsa ka vlerësuar guximin e kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve, të cilët, sipas tij, parandaluan një tragjedi të mundshme.
“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në bordin e fluturimit të flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit. Guximi i kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve parandaloi atë që mund të kishte qenë një tragjedi shkatërruese”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka theksuar se dhuna ndaj civilëve dhe aviacionit civil duhet të dënohet pa mëdyshje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


