6 anëtarët në Këshillin Prokurorial votuan pro kandidaturave për Kryeprokuror të shtetit. Por kështu nuk veproi prokurori Milot Krasniqi.
Ky i fundit, që është prokuror në Prokurorinë Speciale, është i vetmi në KPK që votoi kundër. Ai po i rri në krah shefit, Blerim Isufajt, që po do ta ndalë këtë proces me ankesë në Gjykatë Administrative e edhe në Apel, raporton Klan Kosova.
Të tjerët vartës të Isufajt ia mësynë konkursit për të marrë pozitën për të cilën ai priti 4 vjet të dekretohet.
Ndaj prokurorëve specialë, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, e as dy të tjerëve Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, Krasniqi tha që s’ka gjë personale.
Ai tha që këta ranë pre e politikës e për këtë as nuk u dekretua Isufaj.
Megjithatë, ky kundërshtim nuk kreu punë.
Gjithçka mund të ndalet, veç nëse Gjykata e Apelit merr vendim për masë të përkohshme.
Ndiqeni kronikën për detaje:


