Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeKongresi i EFJ-së: Mocion kundër dënimeve të KPM-së (VIDEO)

Kongresi i EFJ-së: Mocion kundër dënimeve të KPM-së (VIDEO)

Federata Evropiane e Gazetarëve të premten ka miratuar në formë unanime mocionin në mbështetje të mediave në Kosovë, që kanë qenë subjekt i gjobave nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Në lidhje me këtë mocion, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se ky mocion ishte prezantuar nga AGK-ja në formë urgjente në formë përkrahje për gazetarët në Kosovë.

E kemi propozuar mocionin urgjent për të përkrahur gazetarët dhe mediat në Kosovë dhe për të dënuar, ose për të kundërshtuar gjobat që KPM-ja po vendos vazhdimisht kundër mediave. Jemi shumë të lumtur që kjo ka gjetur një përkrahje të madhe te të gjithë pjesëmarrësit e këtij kongresi, nga më shumë se 40 shtete të Evropës kanë pasur pjesëmarrës në këtë kongres dhe është votuar në mënyrë unanime teksti i propozuar nga AGK-ja që tash është rezolutë e Federatës Evropiane së Gazetarëve. Jo rezolutë, ky mocion i Federatës Evropiane të Gazetarëve i kundërshton këto gjoba si dhe i bën thirrje Vetëvendosjes që t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave si dhe e fton KPM-në që t’i mos i kalojë kompetencat e veta”, ka thënë Rexha.

Ai poashtu bëri të ditur se ky mocioni i bën poashtu thirrje Kuvendit të Kosovës në momentin që formohet që ta thërrasë në përgjegjësi KPM-në.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT