Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeShowbizKomuna e Podujevës pranon një eko-ulëse në Stacionin e Autobusëve

Komuna e Podujevës pranon një eko-ulëse në Stacionin e Autobusëve

Në kuadër të aktiviteteve për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë, Komuna e Podujevës ka pranuar një eko-ulëse në Stacionin e Autobusëve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Në ceremoninë e pranimit dhe montimit të ulëses ishte i pranishëm drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës, Bahri Selimi, i cili shprehu mirënjohje për mbështetjen e MMPHI-së dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve lokale për bashkëpunim të vazhdueshëm në projekte që ndërlidhen me mjedisin dhe transportin publik.


Komuna ka bërë të ditur se ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve për të promovuar qëndrueshmërinë mjedisore dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane në Podujevë. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT