Sunday, May 31, 2026
spot_img
HomeLajmeKomandanti i KFOR-it takon Ferit Hoxhën, siguria në Kosovë dhe roli i...

Komandanti i KFOR-it takon Ferit Hoxhën, siguria në Kosovë dhe roli i NATO-s në fokus

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Prishtinë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e misionit të NATO-s.

Gjatë takimit, Ulutaş prezantoi zhvillimet aktuale në terren, prioritetet e KFOR-it dhe angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it vlerësoi gjithashtu kontributin e Shqipërisë në misionin paqeruajtës të NATO-s, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në përpjekjet për stabilitet dhe siguri në rajon.

Nga KFOR-i u ritheksua se misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në funksion të garantimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT